Makina del nga rruga, drejtuesi i dehur përfundon në kanal

Makina del nga rruga, drejtuesi i dehur përfundon në kanal

22:22, 22/04/2024
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” në Fier.

Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” ka përfunduar në kanal dhe në përpjekje për të dalë nga mjeti ishte zhytur në ujërat e tij në gjendje të dehur.

Drejtuesi i mjetit u nxorr nga banorët e zonës dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga kanali dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco