Kërkohej nga Franca e Italia, shqiptari arrestohet në Gjermani

Kërkohej nga Franca e Italia, shqiptari arrestohet në Gjermani

22:03, 22/04/2024
A+ Aa A-

Autoritetet gjermane arrestuan në Erfurt një 25 vjeçar shqiptar, i kërkuar ndërkombëtarisht. Shtetasi shqiptar figuronte në kërkimin policor nga Franca dhe Italia.

Mësohet se shqiptari kërkohej nga francezët sepse ndaj tij ishte lëshuar një vendim kthimi si pasojë e shkeljeve të ligjit të qëndrimit.

Personi kërkohej edhe nga autoritetet italiane pasi akuzohej për krime të lidhura me drogën.

Personi u arrestua sipas Aktit të Ndihmës Ligjore Ndërkombëtare në Çështjet Penale, IRG. Duke qenë se personi ruhet në sistemet e informacionit me të dhëna të ndryshme personale dhe dje kishte me vete disa dokumente, hapi i parë ishte përcaktimi i identitetit të personit që kërkohej pa asnjë dyshim, gjë që u arrit me përfshirjen e Zyrës Federale të Policisë Kriminale dhe institucionet italiane.

25-vjeçari shqiptar e ka kaluar natën në paraburgimin e policisë federale. i arrestuari është paraqitur sot pasdite në Gjykatën e Turingut. Heqja e lirisë u konfirmua nga gjyqtari dhe më pas shqiptari u dërgua në burgun Goldlauter, ku tashmë është në pritje të ekstradimit drejt Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco