Pagoi 150 mijë euro për vrasjen e Shehajt, shpallet në kërkim Altin Sinomati

Pagoi 150 mijë euro për vrasjen e Shehajt, shpallet në kërkim Altin Sinomati

19:07, 22/04/2024
A+ Aa A-

Altin Sinomati, 37 vjeç, i njohur ndryshe si ‘Aldo’ apo ‘Il Lungo’ është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Mediat raportojnë se ai është zbuluar nga bisedat në aplikacionin “SKY ECC”, si porositësi i vrasjes së bashkëkombasit të tij, 38-vjeçarit Selavdi Shehaj, i quajtur ndryshe Simone ose Passerotto, ngjarje kjo e ndodhur më  20 shtator 2020 në plazhin e Torvaianicas në Itali.

Për këtë zbulim ka folur në Gjykatën e Assizes në Frosinone, Dario Ferrara, komandant i Njësisë së Hetimit të Karabinierëve.

Ai ka deklaruar se bisedat të koduara e bëjnë të besojë se Sinomati është afër rrethit të Leandro Bennato dhe Giuseppe Molisso.

 “Selavdi Shehaj flet me Molisso për çmimin e kokainës, për dërgesat e humbura, duke dëshmuar”, thotë dëshmitari, për besimin mes të dyve.

Sinomati akuzohet se i ka dhënë 150 mijë euro Raul Esteban Calderon, i akuzuar si vrasës i Fabrizio Piscitellit, për të vrarë Simonen.

Më 27 korrik 2020 në shtëpinë e Bennatos, argjentinasi mësoi për objektivin dhe së bashku me Elias Mancinelli, mikun e Leandros, do të fillonte të kryente inspektime në Bora Bora.

Fabrika ku më 20 shtator, sipas Prokurorisë së Romës, Calderon dhe Enrico Bennato qëlluan Shehajn.

Akuza është për vrasje të planifikuar. Dy të pandehurit e tjerë, Cianfrocca dhe De Rosa, gjetën njëri armën, tjetri motorrin, ndërsa Sinomati është i kërkuar si porositësi i vrasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco