SYRI TV/ Dumani bashkëpunon edhe tek ‘Metamorfoza’, SPAK merr dëshmi gjyqtarësh e ish-zyrtarësh

17:34, 22/04/2024
A+ Aa A-

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dhënë deklarime me vlerë edhe për grupin kriminal “metamorfoza” ku përveç aktorëve të rëndësishëm të krimit në vend, përfshihen edhe zyrtarë e biznesmen.

Teksa pak ditë kanë mbetur nga kalimi i kërkesës së SPAK në GJKKO për nisjen e gjykimit, dosja është ndarë në 2 pjesë, ku për personat në kërkim vijon hetimi.

Ndërkohë, pjesë e fashikujve të SPAK janë edhe dëshmi me vlerë për hetimin, si gjyqtarësh e zyrtarësh vendor në qarkun e Shkodrës.

Nga SYRI TV

Nuredin Dumani, bashkëpunëtor i drejtësisë në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë” ka bashkëpunuar me organin hetues edhe për dosjen “Metamorfoza”. Ai ka dhënë dëshmi me vlerë thonë burime jo zyrtare pranë SPAK, teksa çështjet më të rëndësishme që ka treguar janë përfshirja e tij në planin e vrasjes së Dorian Dulit, Admir Tafilit dhe Ibrahim Licit.

Dumani do të jetë pjesë e emrave që do të gjykohen pasi dyshohet për sigurim kushtesh për të kryer vraje në eliminimin e mbetur në tentative të Dhulit, Tafilit e Licit dhe grup i strukturuar kriminal. Në kuadër të hetimeve janë pyetur një sërë personash, mes të cilëve babai i Ibrahim Licit, Mustafa, i cili ka sqaruar pozicionin e familjes së tij në raport me fisin Bajri.

Gjithashtu dëshmi kanë dhënë edhe zyrtarë vendor, përfshirë edhe ish-kryekomunar të Velipojës, zonë në të cilën biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka akuzohet se përvetësoi mijëra metra sipërfaqe tokë në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu dëshmi u janë marrë edhe gjyqtarëve që kanë patur çështjen e parë të Behar Bajrit mes tyre Sokol Shehu teksa në 2020 ky i fundit me propozim të ish prokurorit Xhevahir Lita i arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza, zbuti masën e sigurisë ndaj Behar Bajrit. Organi i proçedurës ka vendosur të ndajë procedimin në dy fraksione, ku të parët që janë drejt dërgimit në gjykim janë personat e arrestuar, si

Tabela  PERSONA TË PANDEHUR

Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i SPAK

Oltian Bistri, ish-drejtori i Forcës Operacionale në PSH

 Pëllumb Gjoka, ‘Biznesmen  Strategjik’

Xhevahir Lita, ish- drejtues i Prokurorisë së Kukësit

Ardrit Hasanbegaj, ish-zv.drejtori i Policisë Shkodër

Astmer Bilali

Edmond Preka

Behar Bajri

Nehat Fojleta

Sabjan Troshani

Nërkohë për personat në kërkim, vijon hetimi ku përfshihen Ervis Martinaj, Bardhyl Mavraj, Elio Hato, Arsad Bashli, Denis Brajoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra dhe Aleks Ndreka

Tabela: PERSONA NË KËRKIM

Ervis Martinaj

Bardhyl Mavraj

Elio Hato

Arsad Bashli

Denis Brajoviç

Klaudio Haka

Prekë Kodra

Aleks Ndreka

Burime i thanë Syri Tv se për një pjesë të personave nën hetim u është komunikuar akuza, përfshirë ish-drejtuesin e Policisë Oltion Bistrin, ish-kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita apo biznesmenin strategjik Pëllumb Gjoka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco