SYRI TV/ Fshati Shamoll drejt shpopullimit të plotë: Të rinjtë janë larguar

15:10, 22/04/2024
A+ Aa A-

Drejt braktisjes dhe pa të ardhme është fshati Shamoll në Korçë. Nuk është larg qendrës së qytetit të Korçës, por largësinë me të e krijon mungesa e vëmendjes dhe investimeve nga bashkia. Kjo bën që të rinjtë dhe shumë familje të ikin përgjithmonë nga fshati.

Syri tv

Fshati Shamoll ndodhet rreth 10 km larg Korçës. Sipas banorëve ndër vite ka pasur shpopullim të zonës . Një pjesë e banorëve që jetojnë në këtë fshat merren me bujqësi dhe blegtori.

Ndihma më e madhe për moshat e treta janë fëmijët që jetojnë në emigrim të cilët u dërgojnë të ardhura pasi pensioni sipas tyre është i pamjaftueshëm.

Nga ana tjetër shqetësim për banorët e Shamollit është mungesa e investimeve.

Rrugët e fshatit të vetmin investim kanë vetëm stabilizantët i cili hidhet sa për të mos pasur baltë. Sa për asfaltim banorët thonë se ka vetëm premtime të cilat jepen vetëm në fushata elektorale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco