Aksident i rëndë në Fushë Krujë, një automjet përplas për vdekje një 17-vjeçar

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, një automjet përplas për vdekje një 17-vjeçar

22:58, 20/04/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë automobilisti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Fushë-Krujës, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një 17-vjeçar.

Raportohet se ai ka mbetur i pajetë pasi është përplasur nga një automjet tip Hyundai që drejtohej nga shtetasi Andi Kullaj.

Ky i fundit është arrestuar nga policia, ndërsa raportohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e mjetit tej normave të lejuara.

Mësohet se përplasja ka qenë aq e fortë sa mjeti e ka marrë përpara trupin e viktimës për dhjetëra metra dhe duke i shkaktuar plagë të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco