Aksident i rëndë në Fushë Krujë, humb jetën 17-vjeçari

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, humb jetën 17-vjeçari

22:42, 20/04/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë automobilisti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Fushë-Krujës, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një 17-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Isuf Mehmeti, ndërsa Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit.

Raportohet se ai ka mbetur i pajetë pasi është përplasur nga një mjet tip Hyundai, ndërsa dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi mjeti lëvizte me shpejtësi të lartë.

Nga raportimet mësohet se automjeti e ka marrë zvarrë viktimën për rreth 50 metra. 

Njoftimi nga Policia

Rreth orës 21:30, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco