U rrëmbye nga gjyshërit, momenti kur Amari 3-vjeçar përqafohet me nënën

U rrëmbye nga gjyshërit, momenti kur Amari 3-vjeçar përqafohet me nënën

13:51, 20/04/2024
A+ Aa A-

Ky është momenti prekës kur Amari 3-vjeçar është përqafuar me nënën e tij, gati një javë pasi u rrëmbye nga gjyshërit e tij.

Amari i vogël 3 vjeçar kishte disa ditë që ishte marrë nga gjyshërit pas konflikteve të vazhdueshme me mamanë e djalit.

Fëmija mësohet se është i qetë, ndërsa gjyshja e tij nga ana e të atit do të ndalohet nga unformat blu.

Ndërkohë pranga kanë rënë më parë edhe bashkëshorti i Barie Gjunit, Rexhep Gjuni dhe vëllai i saj, Arben Selaj të cilët dolën ditën e djeshme para gjykatës dhe ndaj tyre u caktua masa e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

NJOFTIMI ZYRTAR

Komisariati i Policisë Durrës ka vijuar punën kërkimore dhe hetimore, për gjetjen e 3-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, për të cilën deri tani janë arrestuar shtetasit R. Gj. (gjyshi) dhe A. S. (vëllai i gjyshes), të dyshuar si bashkëpuntorë për rrëmbimin e 3-vjeçarit.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë. 

Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja B. Gj., së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco