E rëndë në Shkodër, 40-vjeçari bie nga kati i katërt i një pallati

E rëndë në Shkodër, 40-vjeçari bie nga kati i katërt i një pallati

13:35, 20/04/2024
A+ Aa A-

Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë procesit të punës për riparimin e një apartamenti.

Ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco