Fshehu fidanë kanabisi në një minierë, përfundon në pranga 51-vjeçari në Krujë

Fshehu fidanë kanabisi në një minierë, përfundon në pranga 51-vjeçari në Krujë

13:14, 20/04/2024
A+ Aa A-

Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi B. D., 51 vjeç, banues në Krujë.

Shërbimet e Policisë, në një minierë afër banesës së 51-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 45 fidanë të dyshuar kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco