Arratiset shefi i Ndriçimit në bashkinë e Elbasanit pas vdekjes në punë të elektricistit

Arratiset shefi i Ndriçimit në bashkinë e Elbasanit pas vdekjes në punë të elektricistit

09:30, 20/04/2024
A+ Aa A-

Vdekja e një punonjësit të bashkisë së Elbasanit, elektricistit Eduard Balliu, 56 vjeç që u rrëzua nga vinçi gjatë punës ka bërë që të nisin hetimet ndaj përgjegjësve të tij lidhur me sigurinë.

Si rrjedhim, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për Drejtorin e Administratës , S.Ç, 55 vjeç dhe është shpallur në kërkim, përgjegjësi i Sektorit të Ndriçimit në këtë bashki, M.Q.54 vjeç.

Në njoftimin e dërguar sot nga Policia e Shtetit, thuhet:

"Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse  në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, Elbasan.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 54 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së shërbimeve Publike në A.Sh.P.U, Bashkia Elbasan.

Ditën e djeshme, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i Bashkisë, i punësuar në këtë sektor, u rrëzua nga vinçi, gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji” dhe si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco