VIDEO/ Sherri për pronat në Vlorë, pallati ‘mollë sherri’ për kushërinjtë e parë

22:03, 19/04/2024
A+ Aa A-

Një pallat në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë është kthyer në ‘mollë sherri’ ndërmjet Hito Musaj dhe djalit të tij të xhaxhait, Jani Musaj. Të dy burrat jetojnë në emigrim, ndërsa shtojcë e sherrit janë motrat e tyre, që me prokura të posaçme vazhdojnë përplasjet.

Hito Musaj u dënua nga Gjykata e Vlorës me 4 vite burgim për shkatërrim banese, falsifikim  dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale, ose veprimtarive kriminale, shkurt pastrim parash.

Musaj, 59 vjeç, jeton në Itali dhe denoncoi në emisionin tone. ‘E kam ndërtuar shtëpinë në vitin 1986, pasi mora leje nga komiteti i partisë, ndërsa më pas futa me qira vajzën e djalin e xhaxhait, që tani pretendojnë pronën.

‘Ndërtova më pas një shtëpi 3 katëshe dhe nisa procedurat ligjore. Mora legalizimet dhe gjithçka, në vitin ’93 I dhashë prokure motrës, që ndoqi çdo etapë ligjore.

‘Në 2019 rashë dakord me një ndërtues për të bërë pallat, e nisëm pallatin dhe aty vajza dhe djali i xhaxhait, patën pretendimet për prone dhe me akuzuan. Nuk e bënë vetëm ata, pasi Prokuroria e Vlorës falsifikoi dokumentet dhe gjithçka.

‘Më kërkoi oficeri gjyqësor 5 mijë euro, më pas 10 mijë euro, derisa shkuan në 40 mijë euro. Nuk pranova dhe më dënuan’, këta janë pretendimet e Hitos, ndërsa pala kundërshtare me Ferzileten, motrën e Jani, pretendon krejtësisht të kundërtën.

‘Nuk janë të vërteta, pasi ai ka mashtruar dhe ka falsifikuar dokumentet. Do t’i marrë pronën vëllait tim’, thotë ndër të tjera ajo. Ballafaqimi mes palëve është mjaft i ashpër dhe i zjarrtë, tonet siç priten, të lartë. Ne nuk e dimë se kush ka të drejtë, por shpresojmë që drejtësia e reformuar ta gjejë të drejtën.  

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco