SYRI TV/ Pronat e ushtrisë, SPAK vijon pyetjen e zyrtarëve, jep deklarime ish-drejtuesi Ylber Dogjani

17:39, 19/04/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme vijon marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve, ushtarakëve dhe biznesmenëve në kuadër të hetimeve për pronat e ushtrisë.

Mes tyre së fundmin ka qenë ish-drejtuesi i lartë i ushtrisë Ylber Dogjani si dhe një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit.

Të kallëzuar kanë qenë edhe ish-shefi i përgjithshëm i shtabit Bardhyl Kollçaku dhe ish-ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka.

SYRI TV

Prokuroria e Posaçme vijon me marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve, ushtarakëve dhe biznesmenëve në kuadër të hetimeve për pronat e ushtrisë.

Ylber Dogjani, ish-drejtor i drejtorisë së logjistikës në komandën e forcës së bashkuar, ish-drejtues u agjencisë së inteligjencës sigurisë dhe mbrojtjes (Shërbimi Informativ Ushtarak), dhe ish-komandant i Forcës Detare, është pyetur së fundmi në SPAK.

Gjithashtu në pyetje është marrë edhe një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit por burimet mbeten të rezervuara rreth deklarimeve që kanë bërë dhe fazën se ku ndodhen hetimet. Kujtojmë se SPAK po heton për disa prej pronave të ushtrisë të cilat kanë kaluar në posedim të privatëve derisa mbi to u vendos sekuestro.

E tillë është baza detare e Limionit në Saranda dhe zona të tjera ku në pyetje në cilësinë e kallëzuesit është marrë edhe ish ushtaraku i lartë Artur Meçollari. Bardhyl Kollçaku deputet i Partisë Socialiste dhe njëherësh ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

E kallëzuar është edhe ish ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Më 11 mars të vitit të kaluar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për vënien nën sekuestro preventive të “Bazës Ndihmëse, Limion, Sarandë”, një bazë e Forcave Detare, pronë e ushtrisë shqiptare.

Në korrik të viti 2020, me vendim të qeverisë, i është dhënë me qira, si pjesë e një territori shumë më të madh, prej mbi 265 mijë metrash katrorë, bashkimit të dy shoqërive. Këto të fundit parashikuan ndërtimin e një kompleksi hotelesh, rezidencash dhe një port jahtesh për ofrimin e mundësive për ankorim, për 400 anije.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco