SYRI TV/ Lagjja '24 Maji' në Vlorë e mbushur me plehra

14:38, 19/04/2024
A+ Aa A-

Teksa jemi në prag të nisjes së sezonit turistik, lagjja 24 Maji në Vlorë është e mbuluar me plehra. Kanalet e ujërave kullues anës rrugës janë kthyer në kanale të ujërave të ndotura prej vitesh, duke u mbushur me mbeturina dhe mbetje inerte të cilat digjen dhe shkaktojnë ndotje në ambient.  Banorët shprehen se nuk jetojnë dot në këtë zonë edhe për shkak të insekteve apo gjarpërinjve të cilët kanë arritur të futen deri në shtëpitë e tyre.

Prej nje dekade, mbijetesa për shkak të ndotjes I ka kaluar kufijtë e normales, ndërkohë që kanalet kulluese pastrohen vetëm një herë në vit. Stina e verës mbetet më problematike për shkak t erës së keqe që shkaktohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco