SYRI TV/ 'Djali më ka ikur larg', babi nga Gjirokastra me lot në sy flet për largimin e rinisë nga vendi

13:58, 19/04/2024
A+ Aa A-

Tashmë jo vetëm Topullaraj, por edhe fshatar të tjerë në Gjirokastër po kthehen në “fantazma”. Mungesa e punës dhe mundësive në këto zona ka detyruar të rinjtë të braktisin vendlindjen dhe të lënë në shtëpi prindërit dhe gjyshërit. Ata thonë se shkak për largimin e fëmijëve është gjendja ekonomike.  Madje edhe pse djali kishte punishte alumini, ai e braktisi për shkak se nuk fitonte asgjë. Me lot në sy sheh vilën e djalit e cila është e heshtur  dhe bosh.

Banorët thonë se pjesa më e madhe ka ikur jashtë Shqipërisë.

E gjithë zona si mënyrë për të mbijetuar ka blegtorinë. Fshatrat e qarkut të Gjirokastrës prej vitesh vuajnë mungesën e investimeve , së bashku me eksodin e njerëzve duke i transformuar këto të fundit në hapësira boshe dhe pa jetë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco