Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë

13:21, 18/04/2024
A+ Aa A-

Një 37-vjeçar, banues në Fier, u kap nga policia teksa po transportonte 11 emigrantë nga Vendet e Treta në aksin ‘Këlcyrë- Ura e Leklit’. Për këtë veprimtari po përdoreshin dy automjete.

Në njërën ishte bashkëpunëtori i 37-vjeçarit, i cili dyshohet se mbikqyrte rrugën për shmangien e shërbimeve të policisë.

Policia kur i pikasi i bëri urdhër të ndalojnë, mirëpo në fshatin Mezhgoran ata kanë braktisur automjetet.

Efektivët u vunë në ndjekje dhe mundën të kapin vetëm Xh.C., 37 vjeç dhe së bashku me të u konstatuan edhe 11 emigrantët.

'Drejtuesve të dy automjeteve, që po përdoreshin për këtë veprimtari kriminale, iu është bërë shenjë për të ndaluar në aksin rrugor “Këlcyrë-Ura e Leklit”. Ata nuk i janë bindur urdhrit, kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen dhe kanë braktisur automjetet në fshatin Mezhgoran. Menjëherë, shërbimet e Policisë iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat i koordinimit me DVP Fier, është mundësuar kapja e njërit prej tyre, shtetasit Xh. C..

Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, u konstatuan 11 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin.', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco