Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi del nga SPAK: U thirra për një hetim, jo për McGonigal

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi del nga SPAK: U thirra për një hetim, jo për McGonigal

12:46, 11/04/2024
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi është paraqitur mëngjesin e së enjtes në SPAK. Byberi është zgjedhur në krye të bashkisë së Tropojës nën siglën e Partisë Socialiste.

I pyetur nga mediat pas daljes nga SPAK nëse ishte thirrur lidhur me çështjen McGonigal, Rexh Byberi tha: Mcgonigal e kam pritur si mik, por s’u pyeta për atë, isha për një tjetër çështje.

I pyetur lidhur me tenderët nëse i ka dhënë të afërmve të tij, Byberi u përgjigj: S’i kam dhënë kujt, aty janë dokumentet

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco