VIDEO/ Microcredit makth për shqiptarët, si shantazhohen qytetarët me telefonata

22:22, 29/03/2024
A+ Aa A-

Piranjat trajtoi sot rastin e një familje nga qyteti i Divjakës, e cila shantazhohet nga shoqëria financiare Microcredit për të paguar kredinë e një të afërmit të tyre. Mina Bojaxhiu, tregoi se në muajin nëntor në shtëpinë e tij mbërriti një dokument nga Microcredit, ku thuhej se ishte vendosur sekuestro mbi pasuritë e paluajtshme në bashkëpronësi.

‘Për shkak se ka marrë kredi nipi im, më kanë bllokuar pronat. Unë këtë gjë nuk e dija derisa më solli mbesa këto dokumente. Në dokument është një listë me të gjithë bashkëpronarët dhe këtu thuhet se na bllokohen tokat për kredinë që s'ishte paguar. Se si i kanë bërë ata letrat, unë nuk di gjë. Unë jam futur për të bërë letrat e trashëgimisë’, u shpreh i moshuari nga Divjaka.

Mirëpo të tilla dokumente të lëshuara nga shoqëria financiare, sipas avokatit Alban Duraj janë thjesht forma presioni dhe nuk kanë asnjë fuqi ligjore.

Por, kjo nuk është forma e vetme e presionit që ushtron Microcredit.

Shoqëria financiare ka kontaktuar të gjithë familjarët e personit që ka marrë kredinë, duke i detyruar që të paguajnë. ‘Piranjat’ u interesua pranë Microcredit për këtë kredi.

Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion emisioni investigativ zbuloi se bëhej fjalë për një kredi të marrë që në vitin 2008 në shoqërinë e kursim-kreditit Mizë, që ka qenë pjesë e FedInvest. Por pjesa interesante qëndronte në faktin se të njëjtët persona që kishin dhënë kredinë kanë dalë edhe si garantor për kredimarrësin, duke lënë si peng një makinë dhe disa pajisje elektroshtëpiake.

Në kushtet kur janë lënë peng disa të mira materiale, gjithçka do të ishte shumë e thjeshtë. Pengjet duhej të ishin sekuestruar, kredia do të ishte mbyllur dhe askush nuk do të shqetësohej sot për të paguar këtë kredi. Mirëpo mesa duket kjo gjë nuk ka ndodhur.

Microcredit nuk dha asnjë përgjigje për këtë pjesë, duke ja kaluar përgjegjësinë FedInvest, shoqërisë së parë financiare ku është marrë kredia. Ndërkohë, edhe këta të fundit bën po të njëjtën gjë, duke larë duart me përgjegjësinë që ju takon me pretendimin se kredinë e kanë shitur tek Microcredit.

Sakaq, në datën 6 shkurt, Banka e Shqipërisë vendosi të pezullojë edhe me 6 muaj të tjerë licencën për dhënien e kredive nga shoqëria financiare Microcredit. Po ashtu për të njëjtën periudhë u pezullua edhe aktiviteti i mbledhjes së borxheve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco