Thellohet skandali i varrezave, zhduken 200 varre fëmijësh/ Piranjat përballen me drejtoreshën

21:52, 29/03/2024
A+ Aa A-

Piranjat e nisën sezonin e ri me investigimin e forte nga varrezat e Tufinës. Muralja e fëmijëve ishte kthyer në një kanal të mirëfilltë, që i ngjante një varri masiv më shumë se një vendi prehje për shpirtrat e humbur.

Gazetari Eraldo Harlicaj pati një përballje me drejtoreshën e Agjencisë së Shërbimit Funeral në Bashkinë e Tiranës, Raimonda Shino, ku kjo e fundit shprehu krenarinë e saj për punën e bërë.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve makabre, Bashkia e Tiranës nxitoi të mbulonte skandalin e madh të varrezave të Tufinës, duke betonuar pamjen e atij varrit masiv.

Denoncimet në redaksinë e Piranjave kanë qenë të shumta, për personat që nuk gjejnë gjurmët e varreve të fëmijëve. I tillë është dhe rasti i Ilirit që jeton në Francë dhe Vjollcës nga Tirana.

‘Kërkoj varrin e djalit, nuk e gjej dot më. Ka pasur varr, e kanë zhvarrosur dhe e kanë çuar te muralet pa lajmëruar askënd. Kjo është kriminale, e kanë bërë vetëm komunistët dhe nazistët. Nuk ka mundësi tjetër’, thotë Iliri.

Më i dhimbshëm rasti i Vjollcës: ‘E kam gjetur varrin e vajzës pas vdekjes. Kujdesesha për të i çoja dhe lule, ishte plot me lule dhe e kanë zhvarrosur. Nuk e di më ku është prej 3-4 vitesh’.

Vjollca së bashku me ekipin e Piranjave e kërkon dhe me ndihmën e një varrmihësi që jep detaje shokuese. ‘Dy parcela me fëmijë janë zhvarrosur dhe janë vënë varre të rriturish. Ku kanë shkuar eshtrat e tyre nuk di të them, nuk kam informacion, vetëm të ju gënjej’.

Vjollca nuk heq dorë dhe mundohet ta kërkojë me regjistër. Përgjigjja që merr është shokuese. ‘Nuk ka emër të regjistruar, nuk e gjej dot në regjistër’, shprehet punonjësja e varrezave dhe orienton Piranjat te drejtoresha Raimona Shino.

Kjo e fundit ka një përballje të fortë me gazetarin Eraldo Harlicaj, por nuk arrin të argumentojë arsyet se pse ka betonuar varrin masiv të Tufinës, duke tentuar të fshehë gjurmët e krimit. Piranja e përball me shkeljet e ligjit, duke i cituar dhe nenin 26 të Ligjit nr. 9220.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco