Sekuestrohen 13 pasuri, SPAK thotë se ‘DAM' SHPK është e Berberit

18:51, 29/03/2024
A+ Aa A-

13 pasuri të Valter Begajt administratorit të “DAAM” SHPK që sipas SPAK përket ish-kruet të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, janë vënë nën sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK.

Bëhet fjalë për 6 automjete, 1 motomjet, kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak të arrestuarit Valter Begaj dhe administrator Ervis Lami.

Gjithashtu janë sekuestrua 4 pasuri të paluajtshme e llojit tokë arrë me sipërfaqe totale 29 235 m2, të gjitha me vendndodhje Mangull Tiranë, dhe janë të regjistruara si pjesë takuesen e shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

Gjithashtu sekuestro është vendosur edhe për një pasuri të paluajtshme me sipërfaqe 5,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k..

 Pasuritë e sekuestruara 

· Kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak personin nën hetim V. B. dhe administrator personin nën hetim E. L;

·Pasurinë e paluajtshme Nr.80/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe 25,100 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

·Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë” me sipërfaqe 1,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

·Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 1,080 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

·Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 2,055 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

·Pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 5,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

·Automjetin e markës “SKODA”, modeli “FABIA”, viti i prodhimit 2019;

·Automjetin e markës “JEEP”, modeli “COMPASS”, viti i prodhimit 2011;

· Automjetin e markës “BMË”, modeli “X3”, viti i prodhimit 2004;

·Automjetin e markës “FORD”, modeli “KUGA”, viti i prodhimit 2011;

·Motomjetin e markës “DAYANG”, modeli “DY125T-32”, viti i prodhimit 2022;

·Automjetin e markës “KIA”, modeli “SELTOS”, viti i prodhimit 2020;

·Automjetin e markës “HYUNDAI”, modeli “AVANTE”, viti i prodhimit 2020;

Evis Berberi u arrestua bashkë me dy ortakët e tij, biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lami. Sipas SPAK, Berberi e ka kontrolluar indirekt kompaninë “DAAM” shpk, dhe me marrjen e posteve të larta shtetërore, ai shiti aksionet shtetasit Valter Begaj, për vlerën e 1.7 milionë eurove, ndërsa i kishte blerë për vetëm 800 euro.

Begaj ishte zotërues dhe i kompanisë NET-GROUP e cila rezulton që të jetë dhe kompania që ka fituar tenderat në mënyrë jo të ligjshme nga ana e Evis Berberit.

Këto të ardhura dërgoheshin te kompania tjetër e Begajt, DAAM, e cila sipas Prokurorisë vijonte që të kontrollohej po nga Berberi, pavarësisht shitjes fiktive që ai i kishte bërë aksioneve.

Evis Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv” dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

 Ndërsa bashkë me të në pranga ranë edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami të cilët akuzohen për “Korrupsioni aktiv”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi parash”, kryer në bashkëpunim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco