SPAK sekuestron disa apartamente në Tiranë, pasuritë në pronësi të Olsi Syziut e Princ Dobroshit

18:42, 29/03/2024
A+ Aa A-

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e dy personave të dënuar në shtete të perëndimit për trafik narkotikësh.

Mes pasurive të sekuestruara janë 10 llogari me 133 mijë euro gjendje. 4 pasuri të paluajtshme si godinë banimi në Gjirin e Lalzit, 3 apartamente e 2 garazhe në Tiranë, një automjet dhe një shoqëri tregtare me vendndodhje në Lezhë.

PASURITË E SEKUESTRUARA

1.    Dhjetë llogari bankare me gjendje në total rreth 133 000 (njëqind e tridhjetë e tre mijë) Euro;

2.    Pasuria e paluajtshme e llojit godinë banimi, me adresë, “Gjiri i Lalzit”, Draç, Durrës, me sipërfaqe: kati përdhe 92 m², kati i parë 97 m², kati i dytë 55 m² + verandë me sipërfaqe 42 m² dhe sipërfaqe e përbashkët 576 m², në pronësi të shtetases S.R;

3.    Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe 61.38 m², e regjistruar në emër të shtetasve Olsi Syziu, B.S, A.S dhe M.C (S), në Rezidencën “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë;

4.    Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 95.96 m², e regjistruar në emër të shtetasve Olsi Syziu, B.S, A.S dhe M.C (S), në Rezidencën “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë;

5.    Pasuria e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 198.4 m2 banim, dhe dy poste parkimi, me sipërfaqe totale 234.1 m2 me adresë “Liqeni i Thatë”, Tiranë;

6.    Pasuria e luajtshme automjet i markës “Volvo”, modeli “XC 60”, viti i prodhimit 2015, ngjyrë e zezë, në pronësi të shtetases A.S.

7.     Shoqëria tregtare “SLAI”, me numër identifikimi tatimor (NIPT): M18330301H, me adresë në qytetin e Lezhës, si dhe me ortak të vetëm shtetasin Olsi Syziu.

Në njoftimin e SPAK thuhet se Olsi Syziu, shtetas Shqiptar dhe Princ Dobroshi me shtetësi të Kosovës kanë blerë prona të shumta në Shqipëri, me para të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu janë nën hetim nga autoritetet gjermane pasi gjatë vitit 2020, këta shtetas kishte transportuar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike të llojit kokainë, nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani.

Gjithashtu sipas informacioneve të partnerëve, rezultonte se Princ Dobroshi në vitin 1993, ishte dënuar në Norvegji me 14 vjet burg për trafikim të heroinës.

Dy persona nën hetim kanë lidhje familjare, pasi Princ Dobroshi është i martuar me motrën e Olsi Syziut. Në bashkëpunim me njëri tjetrin dy shtetasit nën hetim kanë përfituar prona të shumta në Tiranë, Gjirin e Lalzit dhe në Lezhë.

Byroja Kombëtare e Hetimit ka vënë nën sekuestro dhjetë llogari bankare, një godinë banimi në Gjirin e Lalzit, tre apartamente në Tiranë, një biznes në Lezhë dhe një automjet që është në pronësi të familjarëve të Olsi Syziut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco