Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Në kërkim nga Gjermania për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari nga Kosova në Shqipëri

Në kërkim nga Gjermania për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari nga Kosova në Shqipëri

14:22, 29/03/2024
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar një shtetas të Kosovës, që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Në pranga ka rënë një 34-vjeçar nga Peja. I riu pritet të ekstradohet për në Kosovë.

Njoftimi i policisë:

PKK Qafë Prush

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet në Gjermani, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale në fushën e mashtrimit, arrestohet me qëllim ekstradimin, 34-vjeçari nga Kosova.

Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Prush kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht:

-P. A., 34 vjeç, banues në Pejë.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Landshut i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtimi”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco