FOTO-EMRAT/ Operacioni ‘California’ në Tiranë, sillnin drogë nga SHBA, në pranga 2 persona

10:23, 29/03/2024
A+ Aa A-

Operacioni policor i koduar “California” ka përfunduar me arrestimin e dy personave, Jurgest Lluzi dhe Skënder Vata, të cilët akuzohen për trafik droge nga SHBA drejt Tiranës nëpërmjet postës.

Si rezultat i këtij aksioni, u sekuestruan 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë/ Tiranë 

Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni policor i koduar “California”.  

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 

Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike cannabis sativa, nga ShBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar.  

Vihen në pranga 2 shtetas. 

Sekuestrohen 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe 2 celularë. 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në kuadër të procedimit penal me metoda speciale hetimore, nr. 3748 të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "California".   

Si rezultat u godit një rast i trafikimit të lëndëve narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar, dhe u vunë në pranga shtetasit  S. V., 27 vjeç dhe J. L., 24 vjeç, të dy banues në Kamëz. 

Këta shtetas dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.   

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Image

(Jurgest Luzi)

Image

(Skender Vata)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco