Të shtënat me armë në Prishtinë: një i vdekur, një i plagosur

Të shtënat me armë në Prishtinë: një i vdekur, një i plagosur

07:00, 27/03/2024
A+ Aa A-

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë mbrëmjen e së martës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada". Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësi i Policisë për Prishtinën Agron Borovci.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën "Jeronim De Rada" në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Borovci.

Ndërkohë siç raportohet, e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë për RTKlive, Agron Borovci. ​

Ndërsa Gazeta Express njofton se është i riu Egzon Haziri (rreth moshës 30 vjeçare), që ka humbur jetën, por ka edhe një femër të plagosur, që ndodhet në gjendje kritike.

Rastin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës në policinë rajonale të Prishtinës.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku  fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, tha Borovci.

“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco