Gaçi investitor strategjik, gazetari: SPAK ka sekuestruar dokumentet edhe në zyrat e AIDA-s

Gaçi investitor strategjik, gazetari: SPAK ka sekuestruar dokumentet edhe në zyrat e AIDA-s

22:36, 25/03/2024
A+ Aa A-

SPAK ka shkuar në zyrat e AIDA-s ku ka sekuestruar procedurën mbi të cilën u shpall investitor strategjik Artan Gaçi, ish-deputet i PS-së, dhe bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, në kohën kur është marrë vendimi.

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin “Now” në Euroneës Albania se për hetimin e çështjes ku është i përfshirë Jorgo Goro, SPAK ka shkuar edhe në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) dhe ka sekuestruar të gjithë dosjen lidhur me këtë çështje.

 “SPAK më tej ka shkuar duke verifikuar se çfarë shume parash është paguar për blerjen e sipërfaqes prej 5500 metra katrorë që ka disa muaj në fakt që është sekuestruar nga ana e SPAK. Janë paguar rreth 12 milionë e 700 mijë lekë, ose thënë ndryshe rreth 120 mijë euro, për blerjen e kësaj prone.

Ajo që mund të them është se në funksion të këtij hetimi penal të prokurorisë së Posaçme SPAK ka shkuar deri te zyrat e AIDA-s, ku është sekuestruar e gjithë dosja.

Pasi dihet se kjo pronë e përfituar me anë të një akt të marrjes në pronësi të tokës së falsifikuar, me dokumente të falsifikuara, pasi ju shit Stavri Mëhillit, kaloi dhe u miratua për investime strategjike, ku përfaqësues ligjor i firmës së interesuar rezultoi ish-deputeti socialist, Artan Gaçi dhe bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka”-tha Eni Ferhati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco