FOTO+Emrat/ U kapën në fermën me kanabis me vlerë 350 mijë £, dy shqiptarët dënohen me nga 14 muaj burg secili

FOTO+Emrat/ U kapën në fermën me kanabis me vlerë 350 mijë £, dy shqiptarët dënohen me nga 14 muaj burg secili

21:35, 25/03/2024
A+ Aa A-

Dy burra shqiptarë që pranuan se rritnin më shumë se 400 bimë kanabisi me vlerë deri në 350,000 £ në një shtëpi në Sutton Bridge, u dënuan sot (e hënë) secili me 14 muaj burg.

Policia bastisi pronën më 21 shkurt të këtij viti pasi përmes një droni u konstatua për një burim të madh nxehtësie, u tha Lincoln Crown Court.

Philip Plant nga prokuroria, tha se oficerët ndërhynë duke thyer disa porta hekuri të cilat ishin vendosur.

Policia gjeti një burrë në çati dhe një burrë tjetër të fshehur në hapësirën e papafingos, iu tha gjykatës.

Z. Plant tha se një kontroll i pronës zbuloi gjithsej 423 bimë kanabisi.

Një ekspert droge vlerësoi rendimentin e kanabisit midis 11 dhe 35 kilogramë - me një vlerë të mundshme në rrugë midis 118,000 dhe 355,000 £.

Denis Xibraku, 24 vjeç dhe Halil Copani, 34 vjeç, të dy pa adresë fikse, pranuan akuzën për prodhimin e kanabisit, një drogë e klasit B, nga data 1 janar deri më 22 shkurt të këtij viti.

Gjykata dëgjoi se të dy burrat nuk kishin dënuar më parë në MB.

Avokati i Copanit, tha se ai tani përballet me dëbimin dhe thjesht donte të kthehej te familja e tij në Shqipëri.

Ai i tha gjykatës se Copani pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar tha se do të duhej të punonte për të paguar tarifën prej 25,000 £ për hyrjen ilegalisht në MB.

 “Është një histori e trishtueshme që kjo gjykatë e ka dëgjuar shumë herë më parë”, shtoi avokati.

Ndërsa avokatia e Xibrakut, tha se ai mbërriti në MB në vitin 2019 dhe fillimisht punoi në një lavazh pasi u përpoq të kërkonte azil.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco