Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Kukësi përfshihet nga moti i keq, shtrëngata shiu dhe borë

08:32, 25/03/2024
A+ Aa A-

Gjatë natës së mbrëmshme Kukësi është përfshirë moti i keq.

Stuhia e shiut shoqëruar me era të forta i ka lënë vendin borës në lartësit 650 metra mbi nivelin e detit.

Reshjet e borës kanë përfshirë njësitë administrative si Kalisë, Arrën, Surroj, Bushtricë, Gryk-Çajë, Ujmishtë, Topojan, Shishtavec e Borje. Trashësia e borës në këto zona nuk i ka kaluar 10 cm duke mos sjell probleme në qarkullimin e mjeteve apo izolim të fshatrave.

Ndërkohë reshjet e shiut gjatë natës kanë sjell rënje të gurëve në disa segmente rrugore rurale dhe nacionale, si ato Kukës-Bushtricë, Kukës-Çaf Mali apo Kukës-Shishtavec pa shkaktuar bllokim të rrugëve.

Sa i takon furnizimit të popullësisë me enwrgji elektrike ka patur probleme të ndërprerjes herë pas here në disa zona malore por edhe në rrerhinat e qytetit të Kukësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco