Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

KAFE SHQETO/ Ervin Resuli: Situata në bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare nuk është në nivelet e duhura

10:34, 18/03/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Ervin Resuli Ekspert blegtorie. Ai ka komentuar situatën në të cilën gjendet ky sektor shume i rëndësishëm i vendit tonë por që vitet e fundit po has në vështirësi të shumta dhe në një mungesë të mbështetjes nga ana e qeverisë.

Ervin Resuli: Në fakt ajo që vihet re, ne kemi një ulje të çmimit të qumështit pothuajse te njëanshme dhe pa marrë parasysh disa elemente sa i përket logjikës ekonomike. Ne fakt blegtoria është një nga sektorët që ndër vite është përballur me problematikë të shtuar. Në kemi edhe sipas ISNTAT, rënie të numrit të krerëve dhe kështu me radhë. Dhe neve fatkeqësisht do ti referohemi të dhënave të INSTAT-it për muajin Dhjetor ne kemi 27 për qind të rritjeve të importeve dhe kryesisht dominojnë, bulmet, qumësht, mish edhe patatja edhe me fasulet, e me radhë.

Çka do të thotë se situata në bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare nuk është në nivelet e duhura apo të kënaqshme që paratë e shqiptarëve të mbeten këtu e të mos shkojnë jashtë. Në fakt sektori i blegtorisë. Ne para disa muajsh i përballem me një situatë specifikisht tek delet edhe dhitë të cilët patën një ulje drastike të çmimit të qumështit. Nga 1800 lekë në 1200 lekë dhe solli atë rritim të blegtorëve dhe daljen në rrugë dhe ato protestat që edhe ju i keni transmetuar. Edhe sikur të mos mjaftonte kjo, në atë kohë që nuk u morën masat e duhura të bëhej një analizë e tregut për të parë nëse vërtet blegtorët e shesin qumështin shtrenjtë apo nga njëra anë industria do të përfitojë më shumë. U la shkak qe industria të vijojë këtë situatë ndaj blegtorëve edhe në vijimësi Para tre ditësh të gjithë blegtorët që dorëzojnë qumështin e lopës janë njoftuar nga industria e qumështit se çmimi do te ulet me 3 lekë dhe kjo ka sjellë një agravim të situata dhe ka sjelle në një lloj mënyre edhe në një zhbërje totale të skemës kombëtare.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco