SYRI TV/ Arrestohet në Dubai Denis Brajoviç, pjesë e grupit kriminal 'Bajri'

14:30, 27/02/2024
A+ Aa A-

Por Denis Brajoviç është një emër i njohur jo vetëm për botën e krimit, por edhe për atë të blerjes së votave në fushatë elektorale për socialistët.

Për herë të fundit ai u pa në Shkodër, duke ushtruar presion tek votuesit për të mbështetur kandidatin socialist të bashkisë, Benet Beci.

Brajoviç u denoncua me pamje nga lideri i opozitës Sali Berisha se si me bandën e Bajrave shkonin në qendrat e votimit, ku takonin zyrtarët socialistë teksa qytetarë të ndryshëm shkonin për të votuar.

SYRI TV

Emri i Denis Brajoviç u bë publik jo vetëm si pjesëtar i grupit kriminal “Bajri” në Shkodër në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, por edhe për presionet dhe blerje votash në favor të Benet Becit në Shkodër.

Në datën 30 tetor të vitit 2023, lideri i opozitës  Sali Berisha, publikoi për herë të parë një video rreth 24 minuta, ku shfaqeshin pjesëtarët kryesor të bands “Bajri” në Shkodër, përfshirë Denis Brajoviç, të cilët shkonin në qendrat e votimit me makina të blinduar.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, që u siguruan pas shumë përpjekjesh nga PD, për shkak se qytetarët kishin frikë t’i dorëzonin, shihet se si Brajoviç dhe Enver Bajri vijnë në një qendër votimi ku takoheshin me eksponentë të ndryshëm të Partisë Socialiste.

Në një nga pamjet, Denis Brajoviç shfaqej me Behar Bajrin, i cilësuar gjithashtu si kreu i bandës së “Bajrit” në Shkodër.

Në videon 24 minutëshe, shihen qartë se si pjesëtarët e grupit të Behar Bajrit përfshirë Denis Brajoviç, lëviznin lirshëm nëpër qytet duke u futur brenda qendrave të votimit, si shenjë presioni ndaj votuesve për të mbështetur Benet Becin. Grupi “Bajri”, do të shpallej në kërkim ndërkombëtar pas zgjedhjeve të 14 majit në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Në fakt, ngrihen pikëpyetje për zhvillimin e këtij operacioni pikërisht pas zgjedhjeve, për faktin se dosja me përgjigjmet e aplikacionit “Sky enkrochat”, ku u zbuluan krimet e grupit Bajri, kishtë mbërritur në SPAK gjashtë muaj para zgjedhjeve të 14 majit.

Pas këtyre të fundit, duket se këta persona, kanë shfrytëzuar mundësinë që të arratisen nga Shqipëria, ku Behar Bajri shkoi në Francë ndërsa Denis Brajoviç u fsheh në Dubai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco