Ra në lumë teksa peshkonte, gjendet pas 10 ditësh trupi i 65-vjeçarit nga Kosova

Ra në lumë teksa peshkonte, gjendet pas 10 ditësh trupi i 65-vjeçarit nga Kosova

11:53, 27/02/2024
A+ Aa A-

Trupi i një 65-vjeçari, që u raportua se rrëshqiti në lumin Buna teksa peshkonte 10 ditë më parë, u gjet i pajetë.

Shtetasi me iniciale H.S., nga Mitrovica u mbyt në lumë në datën 17 shkurt.

Ai po peshkonte, por aksidentalisht ra në lumë.

Kërkimet për të vijuan për ditë të tëra, derisa sot, trupi i pajetë u gjet në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë të Ulqinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco