Edmond Mustafa u vra në sy të motrës/ Policia identifikon autorin e krimit

Edmond Mustafa u vra në sy të motrës/ Policia identifikon autorin e krimit

11:46, 27/02/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qendër të Tivar në Mal të Zi, ku është ekzekutuar me armë zjarri Edmond Mustafa.

Mediat malazeze bëjnë me dije se Mustafa ishte duke pirë kafe nën shoqërinë e së motrës. Në momentin kur kanë dalë nga lokali dhe janë nisur drejt makinës, një person iu është afrua dhe e qëlloi me breshëri plumbash drejt Edmond Mustafës.

Pasi ka qëlluar për vdekje shqiptarin, autori është larguar me motoçikletë. Dëshmitarët okularë thonë se vrasësi i është afruar Mustafës nga prapa dhe ka qëlluar në një distancë prej 10 metrash. Motra e tmerruar nga ngjarja ka nisur të ulërasë dhe të kërkonte ndihmë për të vëllanë.

Ndërkohë një person është shoqëruar nga policia pas vrasjes së shqiptarit Edmond Mustafa. 

Sipas gazetës Vijesti, policia e Malit të Zi ka identifikuar autorin e ngjarjes. Sipas informacioneve bëhet fjalë për Baranin, i cili i përket grupit të organizuar kriminal të klanit Škaljari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco