U mbyt në Bunë në dhjetor, gjendet në Malin e Zi trupi i 65 -vjeçarit

U mbyt në Bunë në dhjetor, gjendet në Malin e Zi trupi i 65 -vjeçarit

11:38, 27/02/2024
A+ Aa A-

Është gjetur në Malin e Zi trupi i pajetë i një qytetari nga Mitrovica që u mbyt në lumin Buna ndërkohë që po peshkonte në muajin Dhjetor.

Njoftimin e ka dhenë policia e Shkodrës.

Informacion shtesë/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco