'Endacaku vrasës'/ Mesazhi që lanë te banesa e Ilir Koçiljas pas tritolit

'Endacaku vrasës'/ Mesazhi që lanë te banesa e Ilir Koçiljas pas tritolit

11:36, 27/02/2024
A+ Aa A-

"Endacaku vrasës". 

Kështu shkruhet në murin e banesës së Ilir Koçiljas, autorit të dyshuar të vrasjes së 14 shkurtit në Durrës, ku mbrëmjen e djeshme u vendos një sasi lënde plasëse.

Shpërthimi, i cili shkaktoi panik te banorët la pas dëme të shumta materiale, ndërsa duket si një paralajmërim për Ilir Koçiljan.

Koçilja, pas një debati me fqinjin e tij Halil Koka për parkimin e një automjeti, e goditi me thikë këtë të fundit duke i marrë jetën.

Ndërkohë, shpërthimi i ndodhur rreth orës 20.00 të mbrëmjes la pas dëme të shumta materiale, jo vetëm në banesën e Koçiljas, por edhe xhama të thyer dhe automjete të dëmtuar.

Ndërkaq, kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar një të ri të veshur me të zeza dhe kapele që përshkon rrugën për te banesa e Koçiljas, pak minuta para shpërthimit.

Gjatë orëve të natës, policia ka shoqëruar disa persona, që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Ilir Koçilja, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin e Durrësit, njihej si person problematik në zonë dhe me precedentë të mëparshëm penalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco