Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

Gjendet i pajetë një 62-vjeçar në Roskovec, dyshohet se është vetëvarur

Gjendet i pajetë një 62-vjeçar në Roskovec, dyshohet se është vetëvarur

09:42, 23/02/2024
A+ Aa A-

Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët në Roskovec.

Y.S., u gjet mëngjesin e sotëm rreth orës 8:30 në kasollen afër banesës në fshatin Kurjan. Sipas policisë, dyshohet se 62-vjeçari është vetëvarur.

Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në fshatin Kurjan, Roskovec, është gjetur i pajetë nga familjarët, në një kasolle afër banesës, shtetasi Y. S., rreth 62 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco