Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Plagos kolegun/ Lëndohet me armën e shërbimit efektivi i ri i FNSH në Tiranë

Plagos kolegun/ Lëndohet me armën e shërbimit efektivi i ri i FNSH në Tiranë

08:59, 16/02/2024
A+ Aa A-

Një efektiv i forcave të ndërhyrjes së shpejt është plagosur më armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në repartin e FNSH ku efektivi sipas burimeve ishtë i sapo antarësuar në këtë repart.

Burimet bëjnë me dije se arma ka shkrepur gabimisht nga një koleg i të plagosurit.

Dëmtime nga arma ka pasur në pjesën e këmbës.

Efektivi është dërguar në spitalin ushtarak ku ka marr mjekim.

Njoftimi:

Tiranë 

Më datë 15.02.2024, rreth orës 12:40, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, punonjësi i Policisë Inspektor K. Ç., gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xh. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i Policisë K. Ç. është pezulluar nga detyra. 

Menjëherë është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga AMP. 

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë. 

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për punonjësin e Policisë K. Ç., për plagosje nga pakujdesia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco