Hodhi nga dritarja e automjetit çantën me kanabis, arrestohet 21-vjeçari në Lezhë

Hodhi nga dritarja e automjetit çantën me kanabis, arrestohet 21-vjeçari në Lezhë

12:09, 15/02/2024
A+ Aa A-

 

Policia e Lezhës ka arrestuar 21-vjeçarin me iniciale Xh. D pasi ky i fundit sapo ka parë shërbimet e Policisë hodhi nga dritarja e automjetit me të cilin lëvizte, çantën e dorës me sasi kanabisi, të cilën e kishte siguruar për ta shitur në doza.

Sipas asaj që njofton policia është sekuestruar sasia e cannabisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Një tjetër goditje në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, ndaj veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Sapo pa shërbimet e Policisë, hodhi nga dritarja e automjetit me të cilin lëvizte, çantën e dorës me sasi cannabisi, të cilën e kishte siguruar për ta shitur në doza, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.

Sekuestrohet sasia e cannabisit.

Në vijim të patrullimeve dhe kontrolleve të kryera 24/7, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, është konstatuar gjatë lëvizjes në lagjen “Kodërmarlekaj”, automjeti ku ishte pasagjer shtetasi Xh. D..

Ky shtetas, sapo ka konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një çantë dore, me një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve proceduriale është arrestuar dhe vënë në pranga Xh. D., 21 vjeç, banues në Lezhë, si dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasia e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco