Arrestimi i Ibrahim Licit në Turqi/ Policia shqiptare del me njoftim zyrtar

Arrestimi i Ibrahim Licit në Turqi/ Policia shqiptare del me njoftim zyrtar

09:07, 15/02/2024
A+ Aa A-

Arrestohet në Turqi, Ibrahim Lici i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër. Autoriteteve turke u ka shkuar informacioni nga policia shqiptare për vendndodhjen e Licit.

I ati, nëpërmjet disa daljeve mediatike vite më parë, ka mohuar përfshirjen e të birit në vrasjen e Endri Mustafës. 

Ibrahim Lici ka qenë një nga 5 personat më të kërkuar nga policia në Shqipëri.

Më 10 maj të vitit 2023, Prokuroria e Shkodrës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen penale kundër Ibrahim Licit, duke e akuzuar këtë të fundit si ekzekutor i Endri Mustafës më 17 maj 2021.

Dosja nga grupi hetimor i prokurorisë është dërguar në Gjykatën e Shkodrës, por për shkak te mos-arrestimit të Licit deri tani, gjykata ka urdhëruar pezullimin e gjykimit për 1 vit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Si rezultat i inteligjencës policore të siguruar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe nga struktura të tjera të specializuara të Policisë së Shtetit, si dhe i shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet policore turke, finalizohet operacioni policor i koduar “Jehona”.

Operacioni, nga Policia e Turqisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në drejtimin e SPAK.

Kapet në Turqi dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, një 31-vjeçar i shumëkërkuar për vrasje.

Strukturat vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i punës së pandërprerë për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se shtetasi i shumëkërkuar I. L. fshihej në Turqi. Më tej, struktura të specializuara të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (Interpol Tirana) e kanë shkëmbyer menjëherë këtë informacion dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me autoritetet policore të Turqisë, për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale, ndjekjes dhe koordinimit të veprimeve, Policia turke ka finalizuar operacionin policor të koduar “Jehona”, gjatë të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi i shumëkërkuar I. L., 31 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shperthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. M.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për ekstradimin e të shumëkërkuarit, drejt Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco