Masat e sigurisë për Antony Blinken: Devijon qarkullimi për në Aeroportin e Rinasit, itinerari i ri

Masat e sigurisë për Antony Blinken: Devijon qarkullimi për në Aeroportin e Rinasit, itinerari i ri

07:20, 15/02/2024
A+ Aa A-

Aeroporti Ndëkombëtar i Rinasit njoftoi të mërkurën se të gjithë qytetarët që do të qarkullojnë për në aeroportin “Nënë Tereza”, duhet të devijojnë itinerarin e tyre për shkak të bllokimit të disa akseve rrugore për shkak të vizitës Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. 

Në njoftim thuhet:

"Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15 shkurt nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin drejtimin Vorë – Fushë-Prezë – Rinas dhe kthim, Fushë-Krujë – Fushë-Prezë – Rinas.

Nga juglindja dhe Tirana do të ndjekin unazën lindore - Farmacia 10 - Stacioni i Trenit - Bulevardi i ri - Paskuqan - Kamëz - Valias - Aeroporti i Rinasit dhe kthim të njëjtin itinerar.", thuhet në njoftim. 

Dje po ashtu, Policia e Shtetit njoftoi për bllokime rrugësh. Lexo: Siguria e Antony Blinken në Tiranë: Policia publikon masat, bllokime rrugësh dhe ndalim parkimi

Image

Tirana sot:

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco