Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

U ekzekutua me breshëri plumbash/ Biznesmeni grek bashkëpunëtor i 56-vjeçarit nga Berati i vrarë në Athinë

U ekzekutua me breshëri plumbash/ Biznesmeni grek bashkëpunëtor i 56-vjeçarit nga Berati i vrarë në Athinë

22:25, 07/02/2024
A+ Aa A-

Biznesmeni i vrarë sot në Greqi rezulton bashkëpunëtor i shqiptarit, Thimi Droboniku alis Thimi Prifti, 56 vjec, nga Berati, i ekzekutuar me armë në “Palio Faliro” të Athinës në 31 nëntor 2023 nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se biznesmeni i ekzekutuar sot furnizonte me cigare Drobonikun, ky i fundit ka precedentë penalë në Greqi për kontrabandë cigaresh dhe çështje droge.

Ka dyshime se dy vrasjet mund te lidhen me njëra tjetrën. Përpos kësaj, biznesmeni i ekzekutuar sot, rezulton të ketë të punësuar shumë shqiptarë, madje edhe rojet e tij ishin shqiptarë.

Gruaja e tij, po shqiptare është ekzekutuar disa vite më parë.

Dyshohet se vrasjet po ndodhin për kontrabandën e cigareve, sic po ndodhin vitet e fundit vrasjet e eksponentëve kryesorë të mafies greke, për të njëjtin motiv.

Pas këtyre vrasjeve janë zbuluar autorë nga Europa Lindore dhe Shqipëria.

Biznesmeni grek e furnizonte Drobonikun me cigare përmes një kushërirës së tij, një grekeje. Më pas, burri nga Berati i shiste ato.

Ai kishte të punësuar 4000 punëtorë, në fakt greku sillte dhe kontejnerë nga Amerika Latine po s’ka ndonjë indicje për kokainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco