EMRI/ I dënuar për prostitucion, kapet 56-vjeçari në Elbasan për llogari të Italisë

EMRI/ I dënuar për prostitucion, kapet 56-vjeçari në Elbasan për llogari të Italisë

12:12, 07/02/2024
A+ Aa A-

Është arrestuar ditën e sotme shtetasi Luan Tabaku për shfrytëzim prostitucioni.

Policia shqiptare e ka njohur vendimin e autoriteteve gjyqsore italiane për dënimin e 56-vjeçarit me 4 vite burgim. Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burgim.

Njoftimi

Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 56-vjeçar i dënuar nga autoritetet në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56 vjeç, banues në Elbasan.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e këtij shtetasi, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco