EMRI/ Aksidenti tronditës në Shqipëri/ Vdes edhe 42-vjeçari nga Prizreni

EMRI/ Aksidenti tronditës në Shqipëri/ Vdes edhe 42-vjeçari nga Prizreni

11:03, 20/01/2024
A+ Aa A-

Në një njoftim të familjes Hoxhaj nga Vlashnja e Prizrenit është bërë e ditur se djali i tyre, Dardan Hoxhaj, ka vdekur sot në moshën 42-vjeçare, pasi nuk ka arritur që t’iu mbijetojë plagëve të marra në aksidentin e ndodhur më 15 janar në Shqipëri.

Për shkak të procedurave të shtetit shqiptar, i ndjeri do të varroset nesër në Vlashnje në mesditë.

Si pasojë e një akisdenti në rrugët e Shqipërisë, pesë ditë më parë ka vdekur edhe një 32-vjeçar nga Lipjani. Bëhet fjalë për Gëzim Rizanin.

Sipas Policisë së Tiranës, aksidenti u shënua rreth orës 07:20 minuta kur te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës janë përplasur makina tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion "Volvo", me drejtues Agur Rezuli, 45 vjeç, dhe automjeti tip "Skoda", me drejtues Gëza Rizani, 32 vjeç, nga Kosova.

Dyshohet se 32-vjeçari ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me kamionin e drejtuar nga Agur Rezuli, i cili lëvizte nga Vora drejt Fushë-Krujës. 

Policia njoftoi se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi i mjetit "Skoda" dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco