Burg për mjekun 42-vjeçar Dervish Hasi, abuzoi me një vajzë të mitur Hasi në foto me kolegët mjekë.

Burg për mjekun 42-vjeçar Dervish Hasi, abuzoi me një vajzë të mitur

10:39, 20/01/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për mjekun Dervish Hasi, kirurg në spitalin "Shefqet Ndroqi", i cili u arrestua nga policia për shkak të abuzimit seksual me një vajzë të mitur. Ai akuzohet për "Trafikim të të miturve" dhe "Pornografi”.

Hasi e mbante në shtëpi vajzën 16-vjeçare prej dy vjetësh, dhe abuzonte seksualisht me të që nga mosha 14-vjeçare. Nga ana tjetër, ai mbante edhe tri gra në shtëpi të tjera duke i konsideruar si "bashkëshorte". Por abuzimi me vajzën e mitur shkoi deri në filmimin e akteve seksuale dhe shpërndarjen e videove në një grup në celular.

"Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, seksualisht, për një periudhë 2-vjeçare", njoftoi Policia e Tiranës, një ditë më parë, pas arrestimit të kirurgut.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, seksualisht, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale," thuhej në njoftim.

"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dervish Hasi, 42 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme."

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco