'Piranjat' zbulojnë dhe arrestojnë shantazhuesin e një vajze me videot: Emri, fytyra dhe momenti i prangosjes

13:56, 12/01/2024
A+ Aa A-

“Njerëzit si ti do të marrin vetëm dënim! Njerëzit si ti meritojnë vetëm burgun! Ata që bëhen trima në telefon me gra!”

Këto fjalë të forta që i përplasen direkt në fytyrë, një burri nga Manza e Durrësit, që i vihen prangat para kamerave, janë rezultati i punës këmbëngulëse dhe me pasion të gazetarëve të emisionit investigativ “Piranjat” në SYRI TV.

Ata kanë arritur të demaskojnë njeriun që po i shkatërronte jetën një vajze me shantazhet dhe kërcënimet e tij. Kjo do të jetë edhe një ndër temat që do të trajtojnë "Piranjat" mbrëmjen e sotme në puntatët e parë të sezonit të ri.

Ngjarja ka ndodhur sot në Durrës, ku “Piranjat” në bashkëpunim me Policinë e Shtetit e çuan në pranga shantazhuesin e radhës dhe ai ka një emër: quhet Françesko Huqi, banues në Manëz, i dënuar edhe më parë për përndjekje. 

Në mënyrë të përsëritur gratë kërcënohen me poshtërim publik në rrjetet sociale siç është Tiktoku dhe në këmbim u kërkohen para ose marrëdhënie seksuale, një makth që nuk ka fund për viktimat. 

Më në fund, me ndihmën e gazetarëve të Piranjave, pasojat do t’i vuajë përndjekësi dhe jo viktima. 

Rastin e plotë se si u arrit të zbulohej, demaskohej dhe kapej Huqi, do të mund ta ndiqni në sezonin e ri të Piranjave.

Po, makthi ka fund! Guxo dhe denoncoje atë! Mbro veten dhe të dashurit e tu!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco