Sandardi i dyfishtë, Manja kërkon që policët e arrestuar pas vrasjes së ndodhur në Burgun e Peqinit mos mbahen në burg pa prova

Sandardi i dyfishtë, Manja kërkon që policët e arrestuar pas vrasjes së ndodhur në Burgun e Peqinit mos mbahen në burg pa prova

13:24, 12/01/2024
A+ Aa A-

Ulsi Manja, i cili i shërben një pushteti që ka burgosur liderin e opozitës pa asnjë provë, ka përdorur një standard të dyfishtë kur vjen puna te përgjegjësia e punonjësve të shtetit nën varësi të tij për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Burgun e Peqinit, ku një i burgosur mbeti i vrarë nga Sokol Mjacaj, një tjetër i burgosur.

Në një intervistë për CAN dhënë nga qyteti juglindor i Korçës, Ulsi Manja është shprehur së policët nuk mund të mbahen të burgosur sa kohë ndaj tyre nuk ka asnjë provë.

Vrasja në Burgun e Peqinit është e paprecedentë në Shqipëri dhe një fakt që tregon se siguria në burgje është në nivelet më të ulëta të mundshme, dhe në këto kushte kur ministri ka përgjegjësi direkte, përsëri ai kërkon të zbatohet prezumimi i pafajsisë dhe policët mos të qëndrojnë të arrestuar pa mbaruar hetimi.

Ndërkohë për arrestimin e liderit të opozitës pa prova dhe pa fakte Ulsi Manja ka ngritur dorën në Parlament pa kërkuar që më parë të mbyllen hetimet, të paraqiten prova dhe më pas të merrej masa.

"Nuk mund të mbahen 12 punonjës policie me masë sigurimi arrest në burg, pa u përcaktuar dinamika e ngjarjes. Kush e futi armën, si e futi, e kështu me radhë, gjë që i takon ta bëjë prokuroria. Ne jemi të gatshëm dhe jemi vendosur që në momentin e parë në dispozicion të hetimit. Punonjësit e policisë që gjenden sot në burg nuk kanë asnjë mundësi që të ndikojnë mbi hetimin e çështjes. Do të jetë në nderin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, që të marrë në konsideratë kërkesën e avokatëve dhe policëve të arrestuar, të zbutin nevojat e sigurimit. Është absurde të rrinë me masë sigurie arrest në burg 12 punonjës të policisë së burgut në Peqin, për fajin e vetëm se kanë qenë fatkeqë që në atë moment kritik të ndodhjes së asaj ngjarjeje, ishin planifikuar me shërbim. Ne duam të dalin deri në fund përgjegjësitë individuale, qoftë dhe penale, ajo ngjarje të zbardhet deri në fund por s'do të thotë që këta punonjës policie të rrinë në burg", u shpreh ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco