Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

SYRI TV/ Gjykata e Lartë: Sharra mbetet në sekuestro, refuzohet rekursi i kompanisë off-shore

14:05, 09/01/2024
A+ Aa A-

Kompania koncesionare e Sharrës vijon të qëndrojë nën sekuestro, përmes të cilët dyshohet se janë vjedhur miliona euro nga buxheti i shtetit. Gjykata e Lartë vendosi lënien në fuqi të vendimit të sekuestros së “Integrated Energy bv”, duke rrëzuar kështu rekursin e kompanisë ofshore. Teksa hetimet vijone prej vitesh, SPAK duket se nuk guxon të prekë zyrtarë të lartë edhe pse PD ka denoncuar me fakte se Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor i landfillit të Sharrës dhe kësaj skeme abuzimeve.

SYRI TV

Gjykata e Lartë mban në fuqi sekuestrimin e kompanisë koncesionare të Sharrës, “Integrated Energy bv”. Vendimi është marrë në Dhomë Këshillimi paraditen e kësaj të Martë nga trupa gjyqësore e Kolegjit Penal.

Rekursi ishte dorëzuar nga përfaqësuesi i kompanisë mëmë, “Geogenix bv”, Herman Daniel Vermeulen. Kompania koncesionare e Sharrës u vendos nën sekuestro në Gusht të vitit 2023, në kuadër të hetimeve që po zhvillon Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion për korrupsion në nivel të lartë, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Në nëntor të vitit të kaluar, SPAK-u lëshoi 15 urdhër-arreste, për ata që konsiderohen pronarë de fakto të landfillit të Sharrës, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, si edhe për disa zyrtarë të nivelit të ulët, të cilët ishin pjesë e komisionit për dhënien me koncesion të vend-depozitimit të mbetjeve në Tiranë.

Ndërkohë që kanë kaluar rreth 4 vjet nga nisja e hetimeve për aferën qindra milionë euro, SPAK-u nuk ka arritur të zbulojë përgjegjësinë penale për zyrtarë të nivelit të lartë, të cilët gjenden në zyrat qeveritare dhe në Bashkinë e Tiranës.

Partia Demokratike po publikon prej javësh tashmë dokumenta dhe fakte, të cilat dëshmojnë se operacionet në landfillin e Sharrës drejtohen dhe menaxhohen nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryedemokrati Sali Berisha dhe Belind Këlliçi kanë bërë publike komunikime zyrtare dhe elektronike, ku, sipas tyre, Veliaj jep porosi se cilat kompani private duhet të depozitojnë mbetjet pa pagesë apo të tjera urdhëra, që dëshmojnë se kryebashkiaku ka pasur nën kontroll dyshen Zoto-Mërtiri.Erion Veliaj dyshohet si një ndër personazhet kyç në aferën e landfillit të Tiranës.

Ai dha viston për nënshkrimin e kontratës koncesionare pa marrë më parë vendimin e Këshillit Bashkiak.Po ashtu, Bashkia e Tiranës vijon të paguajë faturat e fryra financiare për kompaninë koncesionare, megjithëse si Kontrolli i Lartë i Shtetit, ashtu edhe SPAK-u kanë konstatuar se pagesat janë shumë më të larta se sa shërbimi i ofruar nga kompania private.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco