Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Posedonte doza kokaine gati për shitje, arrestohet 30-vjeçari në Fier

Posedonte doza kokaine gati për shitje, arrestohet 30-vjeçari në Fier

10:32, 09/01/2024
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar është arrestuar, pasi iu gjetën doza kokaine të gatshme për shitje.

Policia njofton se Jurgen Ndrekos, nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan sasia e lëndës narkotike.

Njoftimi:

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe të mbështetur nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të drogave të forta.

Për rastin u arrestua në flagrancë, në qendër të qytetit të Fierit, shtetasi J. N., 30 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco