Plagosja te xhamia në Tiranë/ Viktima e bullizonte autorin prej kohësh

Plagosja te xhamia në Tiranë/ Viktima e bullizonte autorin prej kohësh

11:18, 03/01/2024
A+ Aa A-

Autori i plagosjes së Agim Jazajt, Saimir Xhafa, jashtë xhamisë së Xhurës në Tiranë në ditën e parë të Vitit të Ri, prej kohësh kishte konflikte me të plagosurin.

Burime bëjnë me dije se Agim Jazaj e fyente dhe bullizonte gjithë kohën Xhafën, sidomos gjatë kohës para ose pas faljes në xhami.

Ditën e ngjarjes, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, mes tyre fillimisht ka pasur konflikt brenda ambienteve të xhamisë dhe më pas situata ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit në ambientet e jashtme, ku Saimir Xhafa ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar 3 herë në drejtim të Jazajt, duke e lënë të plagosur në bark.

Hetuesit akoma nuk e kanë marrë në pyetje të plagosurin, pasi nuk ka qenë në gjendje për të dëshmuar. Dëshmia e tij do të ndihmonte hetuesit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, autori Saimir Xhafa akoma nuk është lokalizuar nga policia për t'u arrestuar. Në kërkim të tij janë bërë disa kontrolle, por deri tani nuk është gjetur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco