Punimet sjellin kaos te qytetarët në Gjirokastër, projekti i Bashkisë nuk përfundon në kohë

15:15, 31/12/2023
A+ Aa A-

Punimet që po bëhen në qendër të Gjirokastrës kanë shkaktuar një kaos te qytetarët të cilët nuk janë në dijeni se çfarë po ndodh në qytetin e tyre.

Kryebashkiaku Flamur Golemi nuk e ka mbajtur premtimin, dhe punimet nuk kanë përfunduar ne kohë duke shkaktuar probleme ne jetën e përditshme të qytetarëve. 

SYRI TV

 

Kaosi i krijuar ne qendër te Gjirokastrës per shkak te punimeve qe po kryen ka vështirësuar lëvizjen e mjeteve dhe këmbësoreve. Pamjet e tregojnë me qartë situatën kaotike  duke treguar se edhe ne kete projekt kryebashkiaku nuk ia doli dot te mbante premtimin se punimet do te përfundonin brenda muajit dhjetor 

Per qytetaret përveç peripecive qe po kalojne prej 4 muajsh, shqetesues eshte fakti se nuk e dine se Jfare punimesh po kryhen aty, pasi nuk ka asnje tabele orientuese qe ta deshmoje atë.

Ndërkohë Syri Tv ka kontaktuar edhe me zyrtarë të bashkisë por nuk ka marrë asnjë përgjigje konkrete.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco