Kryebashkiakut të arrestuar të Himarës, Belerit, i jepen 6 orë liri për varrimin e znj. Kalopi

Kryebashkiakut të arrestuar të Himarës, Belerit, i jepen 6 orë liri për varrimin e znj. Kalopi

11:37, 31/12/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, i janë dhënë 6 orë leje nga SPAK për të lënë qelinë dhe shkuar pranë familjes së tij, që të marrë pjesë në varrimin e gjyshes.

Varrimi i zonjës ë moshuar, Kalopi Beleri, 98 vjeçe që ka ndërruar jetë dje, bëhet në orën 14:00 në Himarë dhe Bëeleri, që është dërguar tashmë në dhomat e paraburgimit të Himarës, pas pak do të shoqërohet për në varreza për t’i dhënë lamtumirën dhe më pas, do të dërgohet sërish në burg.

Përfaqësuesit e Belerit nga dega e OMONIA kanë njoftuar sot në rrjetet sociale se “me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të gjyshes së dashur të Kryetarit të Zgjedhur të Bashkisë së Himarës dhe kryetarit të fegës Himarë, z. Fredi Beleri.

Varrimi do të bëhet sot me datë 31.12.2023 në orën 14:00 në Himarë (Varrezat e Ark. Mihailit), ku do të marrë pjesë me leje të posaçme edhe vetë Fredis Beleri, për ta shoqëruar në banesën e fundit. Ngushëllime të përzemërta familjes.”

Image

 Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco