Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, një serb në pranga

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, një serb në pranga

15:52, 30/12/2023
A+ Aa A-

Në Zubin Potok ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave të paidentifikuar mëngjesin e së shtunës.

Mediat në vend raportojnë se incidenti ka ndodhur rreth orës 06:15 të mëngjesit. Siç bëhet e ditur, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare vuri re në Bube lëvizje të dyshimta të disa automjeteve.

Në përpjekje për t’i ndaluar dhe kontrolluar automjetet e dyshuara, policia ka hasur në rezistencë të armatosur nga persona të dyshuar.

Të ndodhur në një situatë të tillë, për të mbrojtur vetën dhe vënë situatën nën kontroll, zyrtarët policorë i janë kundërpërgjigjur sulmit me armë dhe kanë arritur ta arrestojnë njërin nga të dyshuarit D.I., (1981), serb nga Zubin Potoku.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, zyrtarët policorë dhe i arrestuari nuk kanë pësuar lëndime. Më pas, gjatë kontrollit të kamionit, janë gjetur 40 krerë dele, pa dokumentacion përcjellës e që dyshohet se janë kontrabandë nga Serbia në Kosovë.

Po ashtu janë hasur edhe dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se kanë qenë në përcjellje të kamionit. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti kundrejt dy veprave penale sulmi ndaj personit zyrtar dhe kontrabanda e mallrave.

Kamioni me dele është dërguar në terminalin doganor, dy automjetet e hasura në vend-ngjarje janë konfiskuar, ndërsa me aktvendim nga prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje 48 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco